Partnerë për Shitje me Shumicë & Distributor

Në *BIOLIVE*, prodhojmë vaj ulliri ekstra të virgjër nga varietete autoktone shqiptare: *Mixan, Kaninjot, Nisiot, Kotruvs, I Kuqi i Velagoshtit.* Gama jonë përfshin vajra me **profile të ndryshme shijeje**, nga **delikat** dhe frutor deri tek **intensiv** dhe pikant, të përshtatshëm për tregje dhe preferenca të ndryshme kulinare. Përveç shitjes me pakicë, ne bashkëpunojmë me **distributorë, importues dhe biznese ushqimore në mbarë botën**, duke ofruar furnizim të qëndrueshëm dhe kushte fleksibël bashkëpunimi.

PROGRAMI YNË I SHITJES ME SHUMICË ËSHTË IDEAL PËR:

Distributorë & Importues që kërkojnë produkte autentike shqiptare
Distributorë & Importues që kërkojnë produkte autentike shqiptare
Dyqane Gastronomike dhe Gourmet që kërkojnë vajra të nivelit premium
Dyqane Gastronomike dhe Gourmet që kërkojnë vajra të nivelit premium
Shitës Online (e-commerce) që tregtojnë produkte të zgjedhura
Shitës Online (e-commerce) që tregtojnë produkte të zgjedhura
Grupe hoteliere & shërbime dhuratash korporative që kërkojnë produkte dalluese
Grupe hoteliere & shërbime dhuratash korporative që kërkojnë produkte dalluese
Kompani catering dhe furnizues të sektorit HoReCa që kanë nevojë për përbërës cilësorë
Kompani catering dhe furnizues të sektorit HoReCa që kanë nevojë për përbërës cilësorë
Private Label Zgjidhje për biznese që duan markën e tyre
Private Label Zgjidhje për biznese që duan markën e tyre

Pse të bashkëpunoni me BIOLIVE?

  • Varietete Autoktone dhe Origjinë Unike
    Vajrat tanë prodhohen nga varietete të rralla autoktone 100% Shqiptare si: Mixan, Kaninjot, Nisiot, Kotruvs, I Kuqi i Velagoshtit, të njohur për aromën dhe karakterin e tyre unik që dallohen në tregjet premium.

  • Gama e Gjerë e Produkteve
    Nga vajra delikatë dhe të balancuar deri tek vajra intensivë dhe pikantë, koleksioni ynë plotëson çdo stil kuzhine, nevojë kulinare dhe preferencë tregu.

  • Furnizim i Qëndrueshëm
    Kapaciteti ynë i prodhimit dhe infrastruktura moderne sigurojnë furnizim të rregullt e të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit.

  • Paketim dhe Etiketa Premium të Personalizuara
    Me linjën tonë të avancuar të paketimit ofrojmë fleksibilitet në paketim dhe dizajn etikete, duke përfshirë etiketa kundra vajit, letra me teksturë premium dhe materiale të ndryshme që ndihmojnë produktin tuaj të dallohet në raft.

  • Minimum i Ulët i Porosive
    Sasia minimale e porosive është e përshtatshme për biznese të çdo madhësie, duke ju lejuar të testoni tregun pa angazhime të mëdha financiare.

  • Eksperiencë në Eksport dhe Dokumentacion
    Ekipi ynë menaxhon procesin e eksportit, certifikimet dhe dokumentacionin ndërkombëtar për një bashkëpunim të qartë dhe efikas.

  • Mbështetje për Partnerët në Treg
    Partnerët tanë përfitojnë nga prezantimi në kanalet tona online si pika referimi për rajonin e tyre dhe nga bashkëpunimi në promovimin e produkteve në tregjet përkatëse.

Filloni Bashkëpunimin

Duke bashkëpunuar me BIOLIVE, do të mund të përmirësoni portofolin tuaj të produkteve vaj ulliri premium dhe varietete të rralla shqiptare, duke i ofruar klientëve tuaj një produkt të veçantë dhe autentik.
Për të mësuar më shumë rreth produkteve tona, çmimeve me shumicë, sasisë minimale të porosive dhe kushteve të bashkëpunimit, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë ose kontaktoni direkt ekipin tonë të shitjeve në sales@bioliveoil.com ose +355689022999

MË TË KËRKUARAT

shiko më shumë
Biolive

Zbuloni gamën tonë të plotë të vajrave të ullirit ekstra të virgjër, seteve dhuratash dhe produkteve premium.

VIZITONI DYQANIN
VAJ ULLIRI ME MARKËN TUAJ

VAJ ULLIRI ME MARKËN TUAJ

Ne ofrojmë mundësinë për të krijuar produktin tuaj ekskluziv të vajit të ullirit me markën tuaj personale. Nga dizajni i etiketës deri te paketimi, ne ju mbështesim në çdo hap.

VAJ ULLIRI PËR RESTORANTE

VAJ ULLIRI PËR RESTORANTE

Ofrojmë vaj ulliri premium për restorante dhe profesionistë të gastronomisë. Shije autentike dhe cilësi konsistente për kuzhinen tuaj profesionale.