Vaj Ulliri me Markën Tuaj (Private Label)

Marka Juaj, Ekspertiza Jonë
Krijoni një linjë premium me vaj ulliri nën markën tuaj me programin tonë të personalizuar, duke përdorur varietete autoktone shqiptare dhe një proces të strukturuar për prodhim, ambalazhim dhe dokumentacion.

Pse të Zgjidhni BIOLIVE për Vaj Ulliri me Markën Tuaj?

Produkt i Diferencuar

Vaj ulliri nga varietete të rralla shqiptare me profile shijesh unike që dallohen në tregjet premium.

Origjinë Autentike

Shfrytëzoni historinë dhe traditën e ullishteve të egra Shqiptare për të tërhequr konsumatorët dhe audiencën tuaj.

Personalizim i Plotë

Dizajnoni etiketën, shishen dhe paketimin sipas vizionit tuaj.

Porosi Fillestare të Vogla

Filloni me sasi të arsyeshme për të testuar tregun dhe për të zhvilluar gradualisht markën tuaj.

Mbështetje Profesionale

Asistencë në prodhim, zhvillim produkti, branding dhe dokumentacion.

Ekzekutim i plotë

Trajtojmë çdo detaj në mënyrë preçize, nga dokumentacioni deri në ambalazhimin e automatizuar

SI FUNKSIONON PROGRAMI YNË PRIVATE LABEL?

01

Zgjidhni Vajin Tuaj:

Përzgjidhni profilin e shijes që i përshtatet më mirë klientëve tuaj nga koleksioni ynë.

02

Krijoni Markën Tuaj:

Bashkëpunoni me ekipin tonë ose ekipin tuaj për të krijuar paketimin dhe etiketimin që përputhet me vizionin dhe identitetin e markës tuaj.

03

Vendosni Porosinë:

Filloni me një sasi të arsyeshme që përputhet me nevojat dhe kërkesat e biznesit tuaj, duke e bërë të lehtë nisjen e bashkëpunimit.

04

Lançoni Produktin & Rritni Shitjet:

Përmbushni pritshmëritë e klientëve tuaj me një produkt që pasqyron cilësinë dhe kujdesin që ofron marka juaj.

Lançoni me Koefidencë

"Cilësia nuk supozohet—ajo garantohet."

Na kontaktoni në private.label@bioliveoil.com ose plotësoni formularin më poshtë për të diskutuar nevojat tuaja, çmimet, porositë minimale dhe opsionet e personalizimit.

Duke bashkëpunuar me BIOLIVE, ju do të keni mundësinë të ofroni vaj ulliri premium për klientët tuaj, duke krijuar një produkt që dallon dhe rrit vlerën e markës suaj.

me te perzgjedhurat e shefave

shiko me shume
Biolive

Zbuloni gamën tonë të plotë të vajrave të ullirit ekstra të virgjër, seteve dhuratash dhe produkteve premium.

VIZITONI DYQANIN