Vaj Ulliri për Restorante

Sillni Shijen Autentike Shqiptare në Kuzhinën Tuaj Vaji i ullirit është arteria kryesore e çdo restoranti dhe çelësi i çdo pjate të suksesshme. Në BIOLIVE, ne bashkëpunojmë ngushtë me restorantet dhe klientët tanë duke ofruar zgjidhje që përmbushin pritshmëritë më të larta dhe u përgjigjen më së miri nevojave dhe kërkesave të shefave të kuzhinës.

Përfitimet për Restorantet:

Profile të Dallueshme Shijesh

Zgjidhni vajra me shije delikate, të balancuar ose intensiv sipas stilit tuaj të kuzhinës, menusë dhe konceptit që keni krijuar.

Furnizim i Qendrueshëm

Organizojmë furnizim të rregullt gjatë gjithë vitit, që i përshtatet ritmit të punës tuaj, duke ju lejuar të shmangni stokimin e sasive të mëdha dhe të optimizoni hapësirat dhe likuiditetin.

Shishe të Personalizuara Për Tavolinë

Vendosni logon tuaj në shishe elegante për një prezencë më të fortë dhe një imazh të kuruar në tavolinë. Kjo jo vetëm që shton një element profesional në ambientin tuaj, por gjithashtu ofron mundësinë e shitjes direkte për klientët e kënaqur që dëshirojnë të marrin me vete një copëz të përvojës së tyre unike.

Garanci Cilësie

Vajrat tanë analizohen rregullisht në laborator për të garantuar cilësi, siguri dhe transparencë të dokumentuar.

Fleksibilitet në Porosi

Sasia jonë minimale e porosive është e arsyeshme dhe e përshtatshme për nevojat e restoranteve të çdo madhësie.

PARTNERET TANE

Partner

KONTAKTONI SOT!

Kërkoni Mostra Për Testim
Testoni vajrat e ullirit BIOLIVE në kuzhinën tuaj përpara se të merrni një vendim për furnizimin. Mostrat për shefat ofrohen për vlerësim profesional, pa asnjë detyrim, dhe më pas diskutojmë mbi opsionet e furnizimit të përshtatura me nevojat e restorantit tuaj.

Kontaktoni
Email horeca@bioliveoil.com ose plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë së shpejti

KONTAKTO

MË TË PËRZGJEDHURAT E SHEFAVE

shiko me shume
Biolive

Zbuloni gamën tonë të plotë të vajrave të ullirit ekstra të virgjër, seteve dhuratash dhe produkteve premium.

VIZITONI DYQANIN